Kandidatët për presidencën e KE përballen në debat televiziv

12:15 | 16/05/2019

Mbrëmjen e së mërkurës në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, është zhvilluar debati mes gjashtë kandidatëve për presidencën e Komisionit Evropian. Ka qenë kandidati socialdemokrat Timermans, i cili me argumentet dhe propozimet konkrete, mund të konsiderohet protagonist i këtij debati.

Në debatin e zhvilluar midis 6 kandidatëve për presidencën e Komisionit Evropian, kandidati socialdemokrat, Frans Timmermans tregoi epërsi të dukshme jo vetëm për argumentimin por edhe për propozimet konkrete. Për Timmermans, për të evituar hendekun midis Evropës së Veriut dhe Jugut  dhe krijuar veNde të reja pune, ekonomia europiane nuk mund të bazohet vetëm në masa shtrëngimi.

Programi Erasmus duhet t’ju ofrohet të gjithë të rinjve në BE dhe duhet të vendoset një minimum rroge në nivelin europian bazuar në së paku 60% të pagesës mesatare. Ideja e kandidates liberale Mergarethe Vestager për një taksë korporative për multinacionalet dhe kompanitë e mëdha ka spikatur, por edhe pse ajo tregua e kujdesshme në argumentimin e saj, nuk ishte shumë e qartë për temat e tjera, ndërkohë që kandidati i krisitiandemokratëve të partisë popullore europiane, Manfred Weber bazoi argumentimin e tij mbi qasjen partiake dhe arriti thjesht të mbijetojë jo me lehtësi gjatë debatit.

Manfred Weber kandidat kristiandemokrat e EPP: “Të rinjtë na kërkojnë punë të paguar mirë për të krijuar familje. Ne na duhet një olitikë ekonomike e mirë për të krijuar këto vende pune përmes infrastrukturës, kërkimit, tregtie të hapur dhe t’a bëjmë tregun tonë të brendshëm unik edhe më të fortë.”

Margarethe Vestager kandidate liberale ALDE: “Ne kemi krijuar 20 milionë vende pune më shumë në të gjithë BE-në gjatë 5 viteve të fundit, por shumë prej tyre nuk kanë pagesë të mirë. Ne na duhet një ekonomi, ku të promovohet një jetë e denjë dhe këtu na duhet të mendojmë për një rrogë minimum në nivelin e BE-së”.

Rans Timmermans kandidat socialist S&D: “Le t’ju japim të gjithëve të rinjve në Evropë të drejtën e programit Erasmus për t’u pasuruar me një eksperiencë tjetër arsimimi brenda BE-së, pavarësisht nëse ata janë në shkollë të mesme, universitet ose post-universitare, nëse kanë një punë ose jo. Së dyti, duhet një rrogë minimale në BE në nivelin e 60 % të rrogës mesatare. Kjo do t’i mbrojë të rinjtë nga punët ku paguhen 2 se 3 euro në orë”.

Kandidatët patën qëndrime krejt të ndryshme mbi çështjen e migrimit.

Frans Timmermans kandidat socialist S&D: “Solidariteti nuk është  vetëm për gjërat që na pëlqejnë, por edhe për ato që s’na pëlqejnë. Nëse vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore vazhdojnë të refuzojnë solidaritetin për shpërndarjen e emigrantëve, në Evropë do të  rikthehen herët a vonë kufijtë si më parë. Dhe kjo do të jetë në dëm të çdo qytetari evropian”.

Jan Zhradil  kandidat konservator ECR:  “Kurrë nuk do të bëja gabimin e Komisionit Evropian që propozoi kuota të detyrueshme për pritjen e refugjatëve dhe migrantëve. Kjo nuk funksion, por thelloi më shumë ndarjet midis Europës Perëndimore dhe asaj Lindore”.

Manfred Weber kandidat kristiandemokrat e EPP: “ Për ne duhet të jetë shteti që të kontrollojë kush vjen në Evropë dhe jo trafikantët. Kjo duhet të jetë e qartë. Prandaj, ne duam të zhvendosim 10.000 punonjës të FRONTEX për të kontrolluar kufijtë e jashtëm. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, së bashku me Jean-Claude Juncker arritën marrëveshjen me Turqinë. Gjithashtu duhet plan shpërndarjeje lidhur me Sirinë dhe plan marshall për Afrikën”.

Nicolas Coe kandidat i te majtës ekstreme: “Për të majtën evropiane, emigrimi është një shans që nuk kanë mundësi të jetojnë me një standard të dëshiruar jetese në vendin e tyre. Unë jam bir i një emigranti. Emigrantët nuk po pushtojnë Europën. Ato përbëjnë vetëm 0,5 % të popullsisë së Evropës dhe mund të kontribuojnë në rigjenerimin e kontinentit. Ndaj e konsideroj qëndrimin e Manfred Weber mjaft skandaloz”.

Përplasjet vijuan lidhur me politikën e jashtme dhe atë të tregtisë

Frans Timmermans kandidat socialist S&D: “Është hera e parë që një president amerikan Trump mendon se është në interesin e tij që të ketë një Evropë të dobët dhe të përçarë. Të dobët dhe të përçarë s’mund të ngrihemi për të mbrojtur vlerat tona para botës. Të gjitha forcat politike që mendojnë se Putin është miku i tyre më i mirë, duke kaluar nga Salvini, Farage etj, duhet të kuptojnë, se ata nuk veprojnë në interesin më të mirë evropian”.

Manfred Weber kandidat kristiandemokrat e EPP: “Amerikanët janë miqtë tanë. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta për lirinë e shtypit, funksionimin e demokracisë. Ajo që ndodh në shtëpinë e bardhë nuk është qasja jonë e politikbërjes. Ndaj ne duhet të jemi strikt dhe të qartë për partneritet. Nëse Trump na imponon zgjidhje, Evropa duhet të ngrihet dhe të përgjigjet në funksion të situatës”

Margarethe Vestager  kandidate liberale, ALDE : “Disa multinacionale jo vetëm që s’paguajnë 5% të taksave, por kanë paguar vetëm 0;05% të taksave siç e konstatuam me shembullin e Apple. Këto kompani gjigande i shpëtojnë taksimit, ndërkohë që shumica paguan taksa. Duhet një nivel takse korporatave”.

Nicolas Cue kandidat i të majtës ekstreme: “Prej vitesh flasim dhe nuk guxojmë të shkojmë drejt  një harmonizim të taksave në nivelin evropian për të evituar “dumping fiskal”. Këta kanë patur pushtetin për vite me radhë dhe as kjo gjë s’është bërë”.

Ska Keller kandidate e gjelbër: “ Ne nuk duhet të jemi një parajsë për diktatorët që sjellin paratë e tyre në bankat europiane. Nga ana tjetër, në marrëveshjet tregtare nuk merret parasysh efektet e gazit të karbonit, as marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike nuk përmendet. Të drejtat e njeriut janë thjesht një shtesë e këndshme dekorative, por nuk janë të sanksionueshme. Marrëveshja e Parisit duhet të përfshihet në marrëveshjet tregtare”.

Zgjedhja e presidentit të Komisionit Europian varet nga mbështetja e 28 liderëve evropianë./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono