Kanabis në një automjet, pranga 34-vjeçarit

20:31 | 31/08/201920:310

Policia Kufitare e Sarandës ka goditur një rast për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë një i ri, ndërkohë që është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të analizës së riskut kanë çuar për kontroll në vijën e dytë një automjet për të cilin dyshonin se mund të transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Në brendësi të makinës u gjetën rreth 32 kg kanabis.

Në pranga përfundoi 34-vjeçari N.R., banues në Sarandë. Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono