Kamza vijon me ndryshime të shumta në stafin drejtues

22:34 | 21/11/201822:340

Skuadra e Kamzës vijon ndryshimet në stafin drejtues. Pas emërimit të trajnerit Ernest Gjoka, me kamzalinjtë ka firmosur edhe drejtori i ri ekzekutiv, Fabio Cordella.
Skuadra e Kamzës po zhvillon një sezon shumë të dobët pasi aktualisht gjendet ne vendin e 9. Ne 13 ndeshjet e para kamzalinjte numerojnë vetëm 8 pikë të grumbulluara, nje ecuri e cila ka vendosur ne alarm drejtusit e skuadrës. Keta te fundit bene disa ndryshime ne stafin drejtues duke larguar trajnerin klodian duro dhe afruan Ernest Gjokën. Por nuk përfundon me kaq pasi një emër i ri ka firmosur me kamzalinjtë.

Bëhet fjalë për drejtorin e ri ekzekutiv, italianin Fabio Kordela. Në fjalen e tij Fabio premtoi një projekt fitues. Sfida është e vështirëe por jo e pamundur. Aktualisht e shohim veten 2 pikë larg zonës së ftohte, por besoj se do tia dalim pasi trajneri që kemi aktualisht ka fituar më parë kampionatin dhe besoj se do të arrijë të dalë nga kjo situatë. Fillimisht më duhet të bëj disa lëvizje për të përmirësuar grupin e lojtarëve që kemi në dispozicion, tha Fabio Kordela. Objektivi primar i Kamzës për këtë sezon është mbijetesa. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Kukësit, një provë e vështirë por edhe shumë e rëndësishme./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono