Kampioni i Partizanit në 93’ Edmond Dosti: Emocione të mëdha, pritje e gjatë

16:40 | 13/05/2019

Edmond Dosti ishte një nga njerëzit më të entuziazmuar pas fitores së titullit nga Partizani. Ish-sulmuesi ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase në kampionatin e fundit të fituar në 1993.

Thuhet se kënaqësinë e ndjen më të madhe kur e ke provuar një herë. Edmond Dosti padyshim ishte ndër njerëzit më të entuziazmuar, kur Partizani fitoi matematikisht titullin kampion.

Ish-sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së vitit 1993, që kishte fituar kampionatin e fundit kombëtar, ndërsa nuk mungoi në “Selman Stërmasi” për të ndjekur derbin, dhe për të shijuar momentin që e priste prej kohësh.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme, që vjen pas 26 vjetësh kur e kam fituar vetë si futbollist.  Partizani e meritonte prej kohësh. Përshëndes gjithë çunat dhe tifozët e Partizanit që nuk e kanë lënë në vetmi edhe në ditët më të këqija”.

I mbiquajtur “Mokja”, ish-golshëuesi më i mirë i kampionatit në 1992-1993 bën një krahasim të emocioneve në të dy rastet.

“Pritja ka qenë shumë e gjatë. Partizani është një nga legjendat e futbollit shqiptar. Në këtë ekip me këtë trajner e Presidentin shpresoj që vitin e ardhshëm do bëj një ekip edhe më të fortë dhe konkurent për në kupat e Europës”. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono