Kalon për gjykim dosja në ngarkim të Arbër Çekaj

18:40 | 24/06/201918:400

Dosja për 613 kilogram kokainë ka kaluar për gjykim. Të akuzuar në këtë çështje janë Arbër Cekaj pronari i kompanisë Arbi Garden,  Donaldo Lushaj menaxheri i firmës  dhe Armando Pezakun shoferi që mori në Durrës kontenierin me banane ku ishte e fshehur kokaina.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen për trafikimin e 613 kilogram kokainë të kapur në Maminas shkurtin e vitit të shkuar. Të pandehur  për këtë dosje janë Arbër Çekaj në mungesë pronari i kompanisë Arbi Garden,  Donaldo Lushaj menaxheri i firmës  dhe Armando Pezakun shoferi që mori në Durrës kontenierin me banane ku ishte e fshehur kokaina.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se edhe pse dosja ka kaluar për gjykim ku pritet që të hidhet edhe shorti për të caktuar treshen gjykuese që do të zhvillojë procesin gjyqësorë,  organi i akuzës  është në pritje të përgjigjes së  letërporosisë, nga Ekuadori. Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha të ndryshme kohore. Sasia e parë prej 90 kilogramë kokainë, është kapur po me kontenier me banane në pronësi të Arbër Çekajt, pronar i Arbi Garden .

Ndërsa  sasia e dytë prej 38 kg Kokaine është kapur po në Ekuador.

Burimet saktësojnë se autoritetet ekuadoriane kishin  informacion se sasia e fundit po tentohej të futej në kontenier e ndarë në 4 arka bananesh. Po i njëjti burim ka konfirmuar se autoritetet e Ekuadorit i kanë caktuar edhe një masë sigurie Arbër Çekajt.  Pronari i Arbi Garden vazhdon i proceduar  në Gjermani pasi ka kërkuar azil politik në këtë shtet.

Në përfundim të hetimeve, sipas dosjes së kësaj çështjeje,   rezultoi se Arber Çekaj kishte marrë përsipër që të kryente vetëm transportin e 613 kg kokaine, që është edhe sasia më e madhe e drogës e  kapur ndonjëherë në vendin tone. Prokurori i çështjes, Edvin Kondili vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun e kokainës dhe pronarët e saj./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono