Kalaja e Lezhës, reduktohen vizitorët

16:22 | 15/04/2019

Kalaja e Lezhës e cila është një nga asetet kryesore të turizmit në këtë qark, po vizitohet përherë më pak. Kjo për shkak të rrugës e cila nuk përshkohet nga autobusët por edhe nga mangësia e  stafit për të ofruar shërbim në kala.

Vizitorët e turistët gjatë 1 viti në kalanë e Lezhës nuk e kalojnë numrin 2000. Ky aset historik po harrohet. Numri kaq i ulët nuk është i rastësishëm. Autobusët si mjeti kryesor me të cilin udhëtojnë vizitorë e turistë nuk mund të ngjitet në rrugën e ndërtuar disa vite më parë. Përgjegjësi i Zonës Muzeale në Bashkinë e Lezhes, Paulin Zefi, thotë se rruga mbetet një shqetësim.

Edhe ata që ngjiten me automjete të vogla apo në këmbë duhet të tregojnë kujdes. Kjo urë është kalbur.  Mbi të kalojnë vizitorë, turistë e banorë. Por edhe nëse e kalon këtë vështirësi, Kalanë mund ta gjesh mbyllur ose pa një guidë që mund të jap informacion. Shërbimin e kryen vetëm një person, që sigurisht nuk mund të përgjigjet gjatë gjithë kohës dhe çdo ditë jave”, bën me dije ai.

Paulin Zefi thotë se organika aktuale për kalanë e Lezhës nuk është shumë funksionale. Me këtë problematikë ndeshen vazhdimisht vizitorët e turistët. Sipas tij mungon vëmendja për ta bërë më tepër atraktive këtë vlerë të historisë duke sugjeruar që të vendosen audioguida.

Në lidhje me këtë shqetësim, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare tha se ditët në vazhdim do të përcaktohet edhe mënyra sesi do të veprohet për të zgjidhur problematika të tilla që nuk i ka vetëm kalaja e Lezhës. Por deri atëherë askush nuk mund ta rekomandojë këtë Kala për ta vizituar./abcnews.al

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono