Kadri Veseli thirret për t’u intervistuar në Hagë

18:17 | 07/11/201918:170

Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është ftuar për t’u intervistuar në Hagë. Veseli tha se ka qenë i bekuar që ishte një ndër ideatorët dhe themeluesit e UÇK-së. Ai  shtoi se që nga prilli i vitit 1999, deri në qershor të vitit 2008, ka drejtuar Shërbimin Informativ të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, konfirmoi të enjten se është ftuar për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë më 4 dhjetor. Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Veseli tha se ka qenë gjithë jetën i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e ka bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. Kryetari i PDK-së theksoi se e ka nisur që fëmijë, si nxënës i shkollës fillore në Mitrovicë, me demonstratat e prillit të vitit 1981, si pjesëmarrës, e pastaj në shumicën prej tyre edhe si organizator dhe drejtues. Nga mesi i viteve ’80, ka hyrë në organizatat patriotike, anti-jugosllave, për të kundërshtuar robërinë dhe për të punuar për lirinë.

“Kam qenë i bekuar që isha një ndër ideatorët dhe themeluesit e saj, luftëtar i lirisë deri në çlirimin e vendit…Nga prilli i vitit 1999, deri në qershor të vitit 2008, kam udhëhequr Shërbimin Informativ të Kosovës…Të gjithë së bashku arritëm lirinë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simboli i saj. Por, duhet pranuar një fakt, lufta e drejtë e popullit tonë për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht. Që nga paslufta, ky është procesi i pestë i drejtësisë – të cilës i nënshtrohet kjo luftë. Duke filluar nga UNMIK-u, e për të vazhduar me Gjykatën e Hagës, EULEX-in, drejtësinë vendore, dhe tani me Gjykatën Speciale.”

Veseli tha se nuk beson se ka pasur në historinë e lëvizjeve çlirimtare një shembull të tillë.

“Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor.” /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono