“Ka shumë plagë të hapura”, UNDP: Shumica e shqiptarëve dhe serbëve pro pajtimit ndëretnik

16:10 | 14/02/202016:100

Shumica e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës dëshirojnë pajtimin ndëretnik, tregojnë rezultatet e një studimi të paraqitur nga UNDP. 46 përqind e serbëve janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, duke thënë se ata nuk ndjehen të sigurt në vendet publike.

Sondazhi i quajtur Pulsi i Publikut tregoi gjithashtu se 60 përqind e të anketuarve nga Mitrovica e veriut mendonin se pajtimi nuk ishte i nevojshëm, ndërkohë që 73 përqind e të anketuarve nga ajo komunë dhe 92 përqind nga Graçanica thanë se nuk ndjeheshin mirë të jetonin në mjedis multi-etnik. “Përveç kësaj, pjesëmarrësit e grupeve të fokusit besojnë se ka shumë  “plagë të hapura” nga lufta që duhet të zgjidhen para se të arrihet pajtimi.

Shqiptarët e Kosovës gjithashtu thanë që çështja e personave të zhdukur gjatë konfliktit ishte një pengesë e rëndësishme për këtë.

Pothuajse gjysma e të anketuarve janë të pakënaqur me punën e institucioneve publike të Kosovës për të promovuar pajtimin dhe besojnë se institucionet nuk bënë sa duhet për të mbështetur viktimat që pësuan shkelje të drejtave të njeriut gjatë luftës.

Të anketuarit përmendin ndryshimet kulturore, përfshirë barrierat gjuhësore, si një nga pengesat kryesore për pajtimin. Sondazhi gjithashtu zbuloi se 47 përqind e të anketuarve thanë se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare në arritjen e pajtimit ishte shumë e rëndësishme, ndërsa 31 përqind thanë se ishte disi e rëndësishme.

Edhe pse grupet etnike ndryshojnë në kuptimin e tyre të konceptit të pajtimit, ata të gjithë pajtohen se dënimi i atyre që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike janë thelbësore për arritjen e pajtimit në Kosovë, përfundoi studimi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono