“Ka ngelur në klasë”, Islami: Ministrat janë pjesë e servilizmit ndaj Ramës

18:02 | 10/10/201918:020

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç miratuan sëbashku këtë të enjte deklaratën bazë në të cilën konfirmohet vullneti për të formuar një union ballkanik.

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami duke komentuar këtë çështje tha se nuk e kupton sa serioze është kjo nismë. Gjatë një interviste në ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, Islami tha se kjo nuk i takon kryeministrit Rama.

Për më tepër, sipas ish-ministrit, kreu i qeverisë ka ngelur në klasë në lidhje me çeljen e negociatave. Ndërkohë, Islami u tregua i ashpër edhe me letrën e ish-ministreve që ia drejtuar Holandës ku kërkonin të mos bllokohej çelja e negociatave.

“Të pesëmbëdhjetë që i bashkon ata janë pjesë e servilizmit ndaj Edi Ramës”, tha Islami për ministrat.

Kastriot Islami: Edi Ramës nuk i takon kjo gjë sepse Edi Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë. Edi Rama ka ngelur në klasë. Nesër është mbledhja e ministrave të Jashtëm, pas një jave është e kryeministrave dhe Edi Rama ka ngelur në klasë. Duke ngelur në klasë kërkon të krijojë idenë që të nxjerrë tetë gratë, tetë kukullat e tij që nuk i njeh asnjëri në shqipëri dhe shkojnë tetë kukullat letër që ia jep Endri Fuga.

Juli Xhokaxhi: Është diskriminim gjinor ky…

Kastriot Islami: Ato janë kukulla.

Juli Xhokaxhi: Kukulla politike, ta sqarojmë.

Kastriot Islami: Kukulla politike se po t’i thoja kukulla do i lavdëroja, por s’janë as kukulla.

Juli Xhokaxhi: Jo për zonjat me këtë gjuhë.

Kastriot Islami: Kukulla politike dhe përveç kukullave politike ka edhe 7 burra që janë kukulla politike, janë manekinë. Të 15 janë manekinë. Të 15-të që i bashkon ata janë pjesë e servilizmit ndaj Edi Ramës. Nuk ka të bëjë kjo me gra e me burra. Mos më kalo tek gratë se kam respekt për gratë.

Juli Xhokaxhi: Të mbetemi tek kjo e Ballkanit që të mos kalojmë. Thjesht për ta sqaruar sepse shpesh përcillet keq në opinion.

Kastriot Islami: Le ta përcjellin, nuk kam hall nga Mero Baze unë se ça do shkruajë. Absolutisht.

Juli Xhokaxhi: Jo emra kolegësh.

Kastriot Islami: Më vjen keq që e ke koleg.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono