Juventus rrezikon për De Ligt

14:15 | 05/07/2019

Komplikohet kalimi i mbrojtësit De Ligt te skuadra e Juventusit. Ajaks pranon ofertën e Barcelonës, por katalanasit nuk kane arritur akordin me lojtarin që preferon italianët.

Matias De Lig është emri që ka nxehur merkaton verore. Mbrojtësi i Ajaksit ka surprizuar me paraqitjet e tij në kampionatin holandez dhe mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve ku u eliminua vetëm në gjysmëfinale përballë Tottenham.

19-vjeçari që mban shiritin e kapitenit të skuadrës legjendare karakterizohet nga një qetësi për t’u admiruar, luftimet, shpejtësia dhe saktësia në ndërhyrje. Shtatlarti është ende nën kontrate me skuadrën kampione të holandez, por e ardhmja e tij është larg Amsterdamit.

Dy janë skuadrat më të interesuara për mbrojtësin më të lakmuar në botë aktualisht, Juventus dhe Barcelona. Skuadra e Ajaksit ka në tryezë dy oferta të ndryshme dhe natyrisht që do të pranojë klubin që ofron më shumë, që aktualisht është Barcelona.

E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se katalanasit kanë rifituar terren përballë Juventusit. Barcelona ofron plot 75 milionë euro për shërbimet e De Ligt, aq sa është kërkesa e vendosur nga skuadra holandeze.

Juventusi ishte favorit absolut për disa ditë me radhë për të nënshkruar me 19-vjeçarin, por bardhezinjtë ofrojne 10 milionë euro më pak nga ajo që pretendon Ajaksi.

“Zonja e vjetër” ka akord me lojtarin ndërkohë që Barcelona me skuadrën holandeze, por jo me mbrojtësin. Skuadra e Juventusit është ndalur në 65 milionë euro plus 10 milionë bonuse të cilat do të paguhen në bazë të rendimentit që lojtari do të ketë gjatë sezonit.

Gjithsesi Juventus shpreson se do të mbyllë shumë shpejt këtë operacion pasi ka raporte të shkëlqyera me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola. Bardhezinjtë e cilësojnë De Ligt si pasuesin ideal të Giorgio Chellini-t, i cili do të luajë edhe dy sezone me Juventusin e më pas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Në ditët në vazhdim do të qartësohet e ardhmja e mbrojtësit më në zë të momentit./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono