Juventus gati të sakrifikojë 5 futbollistë

22:45 | 01/05/201922:450

Eliminimi nga Champions prite të ndikojë tek merkatoja e Juventusit. Mediat italiane raportojnë se do të largohen 5 futbollistë. Ne fokus mbetet afrimi i Guardiolës pasi Allegri ka shumë pak shanse për të qëndruar.

Revolucion tek Juventus. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane që bëjnë me dije se bardhezinjtë do të nxjerrin në merkato plot 5 futbollistë. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic, Douglas Kosta, Alex Sandro, Miralem Pjaniç dhe Kuadrado. Në dyshim mbetet e ardhmja e Dybalës i cili ka vlerësime maksimale në shtëpinë bardh e zi por forma e dobët në sezonin aktual e bën të paqartë të ardhmen e  argjentinasit. Eliminimi nga Championsi i ka kushtuar shumë Juventusit të cilët do ta kenë si objektivin primar sezonin e ardhshëm. E natyrisht që për ta bërë realitet ëndrrën e madhe juventine duhet qe skuadra te përfshihet nga një vale ndryshimesh.  Shitje e pesë futbollistëve do të sillte të ardhura teë larta në klub të cilët do të shkonin për të financuar operacioni si Kristian Eriksen i Totenham apo Zhoa Feliks i Benficas për të cilin duhen plot 120 mln euro. Ndryshime pritet të ketë edhe në stol ku Masimiliano Allegri i ka gati valixhet dhe pasardhësi i tij mund të jetë Pep Guardiola. Spanjolli ka aprovimin e Cristiano Ronaldos për të zbarkuar në Torino./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono