Juncker në Maqedoni: Zgjidhni çështjen e emrit

16:43 | 25/02/2018

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker gjatë vizitës në Maqedoni bëri thirrje që Shkupi të zgjidhë çështjen e emrit me Athinën. Ndërsa, kryeministri Zaev theksoi se do të pranojë një zgjidhje gjeografike për emrin.

Presidenti i Kosmisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, filluan turin ballkanik për të shpjeguar strategjinë e re për rajonin me një vizitë në Maqedoni. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, shefi i KE-së dha mesazhe shumë të qarta.

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian: “Ju ndërmorët reformat që ndonjëherë e habitën edhe botën, me Bullgarinë arritët të bëni marrëveshje miqësore, që e rriti reputacionin e shtetit tuaj në Europë. Sa i përket çështjes së emrit, nuk do doja të them asgjë pasi ju mbetet juve që ta zgjidhni këtë problem, me miqtë tuaj grekë. Duke arritur në aeroportin tuaj e pashë se diçka tashmë ka filluar të ndryshojë në vendin tuaj nga hera e fundit që kisha ardhur”.

Juncker shtoi se nuk ka ardhur për të dhënë datë për nisjen e negociatve. Megjithatë nënvizoi se Maqedonia është në rrugën e duhur dhe “nëse vazhdohet kështu, për disa muaj Komisionin Europian do t’i propozojë Këshillit nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndërsa nga ana tjetër kryeministri Zaev foli për çështjen e emrit me Greqinë.

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë: “Sa i përket çështjes së emrit, për Maqedoninë është e pranueshme një zgjidhje gjeografike që do të bëjë dallimin mes Greqisë veriore dhe Republikës së Maqedonisë. Insistojmë në zgjidhje afatgjate duke marrë parasysh që të mos cenohet identiteti dhe dinjiteti i dy shteteve. Ne duhet të mbajmë përgjegjësi historike për të zgjidhur këtë çështje të hapur”.

Ndërkohë, shefi i qeverisë së Shkupit nënvizoi se vendi i tij mund t’i japë shumë Europës. Gjithashtu u shpreh i bindur që Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave në verë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono