Juncker: Integrim të Ballkanit për të evituar luftërat

12:09 | 17/04/2018

Presidenti i Komisionit Europian, Juncker, tha para Parlamentit Europian se integrimi i Ballkanit në BE është i nevojshëm për të shmangur luftërat në rajon. Por Presidenti francez Macron tha se zgjerimi i BE duhet të ndodhë pas reformimit të tij.

Në një debat të gjerë për çështjet europiane në Parlamentin e Unionit, drejtuesit e Bashkimit Europian dhe ata të shteteve anëtare u përqëndruan edhe tek Ballkani Perëndimor. Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, duke folur para aeurodeputetëve tha se argumenti bazë i ekzekutivit europian për nxitjen e perpektivës së zgjerimit është evitimi i rikthimit të luftrave në rajonin e Ballkanit.

Jean Claude-Juncker:Ne kemi vendosur në Selanik në 2003 për t’i dhënë një perspektivë të besueshme europiane vendeve të Ballkanit I di të gjitha vështirësitë që ekzistojnë rreth kësaj çështjeje. Komisioni do të ketë një debat lidhur me këtë me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe të tjerë. Nuk jam naiv. I njoh vështirësitë dhe përpjekjet që vendet e Ballkanit duhet të bëjnë. E di që ka një nevojë për përmirêsimin e disa pikave të performancês së disa shteteve të Ballkanit Por nëse ne jua heqim perspektivën europiane këtyre vendeve në këtë rajon ultra të komplikuar dhe ndoshta duhet të them tragjik, ne rrezikojmë të rijetojmë evenimentet e ’90-s. Nuk dua kthimin e luftës në Ballkan, ndaj ne duhet të përkrahim këtë perspektivë”.

Kësaj deklarate, vendosi T’i përgjigjej vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili sëfundmi prezantoi strategjinë e tij të shumëpritur për reformimin e BE-së. Kreu i pallatit Elize, nënvizoi se duhet bërë diçka që rajoni i Ballkanit Perëndimor të mos kthehet drejt Turqisë dhe Rusisë.

Emmanuel Macron: “Dua t’i përgjigjem Presidentit të Komisionit Europian, për Ballkanin. Dua të ndjekim dy linja, që për mua përkthejnë interestin tonë dhe pragmatizmin: Them po, për të mbështetur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Rreziku ynë strategjik është të shohim rajonin e Ballkanit të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, apo të fundoset në ndasitë e tij. Pra, është themelore t’ju ofrojmë një perspektivë europiane dhe t’i angazhojmë për të arritur ambicien europiane. Por, unë do të mbështes zgjerimin e Bashkimit Europian vetëm pasi të bëhet thellimi dhe reformimi i Bashkimit Europian. Pra, do doja që ambicien tonë t’a mbajmë në këto dy shina. Pra, nuk dua që Ballkani t’i kthejë sytë nga Turqia apo Rusia, por nuk dua një Europë që duke funksionuar vështirësisht me 27 apo 28 vende, të vendosë nesër që mund të ecim përpara me 32 apo 33 shtete me të njëjtat rregulla. Kjo s’është e vërtetë”.

Ndërkohë, gjatë debatit në Parlament edhe eurodeputetë të tjerë kanë mbështetur qëndrimin e Presidentit të Francës dhe shefit të Komisionit Europian./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono