Jose Mourinho shkarkohet nga Manchester United

17:18 | 18/12/201817:180

Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United. Portugezi u largua duke mos fituar dot asnjë trofe të madh, për herë të parë në karrierën e tij.

Ky është rrugëtimi i tij i fundit. Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United, në një nga lajmet më të pritshëm, por njëkohësisht edhe më të rëndësishmit në futbollin botëror. Klubi më i shquar i Anglisë njoftoi zyrtarisht se ka ndërprerë marrëdhëniet me portugezin, pas dy vjetësh e gjysmë. Mediat raportuan menjëherë se palët arritën një marrëvëeshje, sipas së cilës United do t’i paguajë Mourinhos 22.5 milionë paund stërlina dëmshpërblim për prishje të kontratës, baraz me 25 milionë euro.

Tekniku 55-vjeçar kishte kohë që ishte në fije të perit, dhe goditja e fundit erdhi pas humbjes 1-3 të pësuar në “Anfild” ndaj Liverpool-it, në Premier Ligën angleze, disfatë që e la skuadrën e tij plo11 pikë larg zonës Champions, që është objektivi minimal i sezonit. Gjithsesi, ajo që ndodhi në “Anfield” ishte thjesht pika e fundit që derdhi gotën, pasi pozicioni i Mourinhos ishte përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Konflikti me yllin francez, Paul Pogba, erdhi duke u përkeqësuar duke prishur harmoninë në skuadër.
Po ashtu, përplasja me shefin ekzekutiv, Ed Uduord, ishte bërë publike, bashkë me refuzimin e klubit për të marrë lojtarët që deshi trajneri, dhe me kritikat e këtij të fundit ndaj drejtuesve.

Paul Pogba reagoi menjëherë pas lajmit, me një postim në rrjetet sociale, ku kishte një pozë kuptimplotë. Çfarë ndodhi me një trajner kaq të shquar, që erdhi me bujë në “Old Traford” më vetën e vitit 2016, me plane dhe synime të mëdha. Krejt e natyrshme për një njeri që kishte fituar 22 trofe në 14 vjet karrierë në stol. Mourinho vazhdoi të fitonte edhe me Manchester United, pasi mori Ligën e Europës, Kupën e Ligës angleze dhe Superkupën angleze. Gjithsesi, ai nuk mundi t’i afrohej titullit në Angli dhe Championsit, trofetë e mëdhenj që ishin normalë për paraardhësin e tij legjendar, Sër Aleks Ferguson./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono