Jorginho: Sarrin e falënderoj, por Lampard është trajneri i duhur

19:57 | 30/09/201919:570

Mesfushori i Chelsea, Jorginho, iu bashkua Bluve të Londrës verën e sezonit të shkuar, si dëshira kryesore e trajnerit Sarri. Këtë verë, Sarri u largua drejt Juventusit dhe mendohej se Jorginho do të largohej gjithashtu, por vendosi të qëndrojë dhe po shëklqen nën urdhrat e Lampard. Për sezonin e tij të deritanishëm, Jorginho tha:

MBËSHTETJA – “Është e mrekullueshme, sepse sezonin e kaluar ishte e pamundur.  Jam shumë i lumtur se si ata kanë ndryshuar mendimin e tyre për mua. Kam punuar shumë.  Unë kurrë nuk kam thënë asgjë të gabuar, thjesht punoj dhe punoj. Mendoj se rezultatet po vijnë. Jam shumë i lumtur për këtë gjë”.

LAMPARD – “Është një mundësi për mua që të tregoj se jam këtu jo vetëm për trajnerin Sarri. Unë jam mirënjohës për atë që bëmë së bashku sezonin e shkuar.

KRITIKAT – “Isha pak i trishtuar. Unë thjesht duhej të punoja shumë dhe të ndryshoja opinionin e njerëzve. Këtë sezon, ne po luajmë me topa më të gjatë dhe kjo gjë më përshtatet më mirë”, përfundoi Jorginho./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono