Jonuz: Kam një surprizë për Partizanin! Titulli? S’jam magjistar

13:09 | 18/10/201913:090

“Dua të flas për ndeshjen me Partizanin, që është shumë e rëndësishme. Pas kësaj ndeshje kemi sfidat me Laçin dhe Flamurtarin dhe dy ndeshje të tjera. Është një muaj i rëndësishëm për klubin dhe lojtarët” shprehet Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, në fillim të konferencës për shtyp para ndeshjes me Partizanin.  Tekniku i kuqebluve flet më pas edhe për kundërshtarin, që e vlerëson maksimalisht.

“Partizani është ekipi kampion, janë ekip i mirë dhe kanë trajneri shumë të mirë. Asanin dhe Belicën i njoh. Vijmë pas dy fitoreve dhe psikologjikisht jemi mirë. Është situatë ndryshe pas dy ndeshjeve të para. Kemi luajtur disa ndeshje së bashku dhe lojtarët janë në maksimumin e tyre.  Nesër presim sa më shumë tifozë në stadium. Shpresoj të dalim të gjithë të lumtur. Kërkoj nga lojtarët e mi që të japin maksimumin. E kam parë Partizanin në video dhe në stadium. Kam folur me lojtarët për Partizanin dhe nesër kemi një surprizë për ta. Nuk ua them tani”.

KËRKESA – “Pres çdo gjë nga kjo ndeshje. Ata ndryshojnë shpesh taktikisht, herë luajnë me tre mbrojtës, herë me katër. Ka raste që luajnë me tre ose dy sulmues. E rëndësishme është që kemi shumë lojtarë që luajnë në disa pozicione dhe mund t’i përdorim kudo. Kam një mesazh për lojtarët dhe fansat: të kenë vetëkontroll. Lojtarët të jenë të lidhur dhe të kenë kujdes në 20 minutat e para. Nuk ka eufori, është një ndeshje si të tjerat, tre pikë të japin ndeshjet me këdo. Nëse fitojmë atëherë do të jetë një situatë e mirë për të gjithë”.

ÇINARI DHE FORMACIONI – “Nuk është i rëndësishëm Çinari apo Asani, por i gjithë ekipi. Nuk flitet vetëm për një lojtar. Nuk kemi aspak presion, është vetëm fillimi i kampionatit. Formacioni. Nuk flas për të sot. Nuk e di nëse më kënaq barazimi. Unë luaj për të fituar”.

KRAHASIMI ME LERDËN – “Kemi komplet filozofi ndryshe me italianët. Ne ballkanasit jemi të ngjashëm. Gjoka ka shkuar te Shkëndija, disa nga Maqedonia janë në Kosovë dhe këtu. Jemi të njëjtë ne ballkanasit, kurse italianët janë ndryshe”.

TITULLI – “Një fitore ju ngacmon për titullin? Është vetëm fillimi, është bukur. E thasë edhe më parë, këtë muaj duhet të shohim shumë gjëra. Bën mirë për lojtarët dhe të gjithë që të kemi vazhdimësi. Pas pesë ndeshjeve këtë muaj presim të shohim situatën. E kam thënë se kjio skuadër ka nevojë për punë. Unë nuk jam magjistar”. /abcnews.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono