Johnson: Nuk e kam gënjyer mbreterëshën

18:10 | 12/09/2019

Kryeministri britanik Boris Xhonson përgënjeshtron zërat se ka gënjyer mbretëreshën Elizabet për të siguruar pezullimin e Parlamentit. Sa i takon vendimit të Gjykatës së Skocisë që e shpalli të paligjshme lëvizjen e tij, Xhonson ka thënë se në fund do të vendosë Gjykata e Lartë.

Kryeministri Boris Xhonson ka mohuar zërat dhe akuzat se ka gënjyer mbretëreshën me këshillën që e dhënë për pezullimin me 5 javë të Parlamentit. I pyetur hapur nga mediat nëse e kishte bërë një gjë të tillë për arsyet e tij, ai u përgjigj shkurt: “Absolutisht jo”. Kryeministri reagoi për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Skocisë që vendosi të enjten se pezullimi i Dhomës së Përfaqësuesve ishte i paligjshëm. Xhonson vuri në dukje se, ndryshe nga ajo në Skoci gjykata në Angli e mbështet vendimin e tij dhe shtoi se në fund do të jetë Gjykata Supreme që do të vendosë. Fuqia për të pezulluar ose për të shtyrë punimet e Parlamentit i takon mbretëreshës, e cila vepron në bazë të këshillës së kryeministrit. Pezullimi 5-javor filloi në orët e para të së martës dhe ligjvënësit nuk pritet të kthehen në seancë përpara datës 14 tetor. Laburistët kanë deklaruar se është më e rëndësishme se kurrë që Parlamenti të thirret sërish, sidomos pasi qeveria publikoi dokumentin e quajtur “Çekiçi i Verdhë”, një analizë e skenarit më të keq që i kanoset Mbretërisë së Bashkuar në rast të një daljeje nga BE-ja pa marrëveshje. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka deklaruar se është i gatshëm të rishikojë qëndrimin sa i përket kufirit me Irlandën për të shmangur një ngërç të Breksit, pavarësisht qasjes së kryeministrit Xhonson. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono