“John Wick” rikthehet sërish me aktorin Keanu Reeves

15:21 | 08/11/201915:210

Keanu Reeves tashmë ka krijuar një bazë të madhe fansash në botë. Aktori i suksesshëm duket se nuk do të ketë të ndalur me arritjet e tij në kompanitë filmike, ku më i fundit që po përflitet është vazhdimi i filmit “John Wick”.

Kompania Lionsgate njofton se për filmin “John Wick” kanë nisur përgatitjet për vazhdimin e pestë të filmit aksion-triller edhe pse ende nuk ka dalë i katërti, thekson Men’s Health. Përmbatja e tre  filmave të deritanishme flasin për aktivite hakmarrëse të “John Wick”, i cili pasi kishte zgjedhur të kishte një jetë familjare është kthyer sërish në botën e vrasësve.

Vazhdimi i katërt i filmave për “John Wick” do të jetë në kinema në maj të vitit 2021. Tre projektet e para kanë fituar mbi 600 milionë dollarë në ‘box office’, ndërsa vazhdimi i tretë që u lansua në maj të këtij viti, ishte shumë më fitimprurës (326 milionë dollarë) se dy të parët dhe njëherësh filmi më fitimprurës në historinë e Lionsgate./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono