Joe Biden kandidat për President, Trump “i trembet”

11:45 | 27/04/201911:450

Mund të jetë lehtë i sulmueshëm dhe objekt kritikash, por analistët janë të bindur se Xho Bajden është kandidati për presidencialet amerikane, të cilit Tramp i trembet më shumë .

I çmenduri Sendërs kundër të përgjumurit Bajden. Në vitin 2016 Donald Tramp pati aftësinë të mundte rivalët e tij duke i transformuar në karikatura. Ndërsa në radhët e republikanëve i mjaftoi një fjali për të lënë pas Xheb Bush: të kanë rënë bateritë. Dhe gara elektorale e ish guvernatorit të Floridës përfundoi aty. Më pas e kishte radhën Marko Rubio, i likuiduar si një fëmijë tekanjoz.

Tashmë presidenti amerikan po përdor të njëjtën teknikë për presidencialet 2020. I lodhur duke polemizuar me Elizabet Uoren – Pokahontas – kreu i shtëpisë së bardhë I uroi mirëseardhjen nëpërmjet Tuiterit – të përgjumurit Xho Bajden. Menjëherë sapo ky i fundit shpalli kandidaturën.

Një politikan me shumë eksperiencë – u bë senator 46 vjet më parë – Bajden është mishërimi i “establishment” demokrat që e majta liberale ka vendosur të shkatërrojë. Sondazhet aktuale, e shohin fitues mes 20 kanidatëve të tjerë demokratë. Por gjithsesi ish zv/presidenti amerikan është në vështirësi në këtë garë për shkak të moshës dhe për disa zgjedhje të diskutueshme në kongres. Si për shembull miratimi për pushtimin amerikan, dhe kritikat për mënyrën se si sillet me femrat. Por luani i vjetër demokrat është kandidati i vetëm të cilit Tramp i trembet vërtet. Mes kandidatëve që kanë dalë në skenë, nuk ka asnjë tjetër të cilin Tramp nuk është i bindur se e mund. Dhe nëse flitet për Berni Sanders. Në këtë rast Tramp mjaftohet duke thënë se është një socialist, një fjalë që tremb një pjesë të madhe të elektoratit amerikan.

I moderuar dhe gjithnjë aleat i botës së punës, Bajden duket i vetmi demokrat në gjendje për të fituar në shtetet e qendrës: Miçigan, Ohaio, Uiskonsin e Pensilvani,  të cilat tre vjet më parë i hapën rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, kandidates demokrate Hilari Klinton.

Bajden mund të marrë votat maksimale nga zgjedhësit me ngjyrë dhe minoritetet etnike për të rikrijuar koalicionin Obama. Dhe mund të përpiqet të bëjë për vete punëtorët e bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët tre vjet më parë votuan për Tramp. Ky i fundit i frikësohet pikërisht kësaj./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono