Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit në laboratorin e drogës në Has

16:08 | 22/10/2018

Tre nga të arrestuarit  për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit do të qëndrojnë në burg kurse më i moshuari, Mustaf Shuti, 76 vjeç, u la nga Gjykata e Kukësit arrest shtëpie në të njëjtën masë sigurie që kërkoi edhe prokurori. Për Anila Shutin u vendos masa e sigurisë, detyrim paraqitje.

I moshuari Mustaf Shuti, pronari i shtëpisë në Brenog, atje ku u zbulua laboratori i heroinës ishte i pari me pranga që duar që ngjiti shkallët e Gjykatës së Kukësit. 72-vjeçari u la në arrest shtëpie pas një seance që zgjati pesë orë për shkak se iknin dritat në godinën e gjyqësorit. Për Shutin u paraqitën prova që s’ka asnjë lidhje me laboratorin, por thjesht ka dhënë shtëpinë me qera për bimë medicinale.

Pas tij, nusja e shtëpisë Anila Shuti. Në gjykatë, 42-vjeçarja shkoi po me ato rroba që kishte kur u arrestua. Prokurori kishte kërkuar arrest me burg, por gjykata vendosi detyrim paraqitje dhe vazhdimin e hetimeve. Me radhë njëri pas tjetrit Xhavit Shuti, zjarrfikësi i Shkodrës, Flamur Bisho Çelo dhe Vehbi Barshuri u futën në seancë me peshën e akuzave “Prodhim dhe Shitje të lëndëve narkotike”, “Trafikim dhe fabrikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.

Prokurori i çështjes, Edmond Karriqi, kërkoi arrest me burg për tre të ndaluarit e Brenogut, dhe gjyqtari Rexhep Karaj caktoi të njëjtën masë. Mbrojta e tyre u mor përsipër nga avokatët Aurora Guska e Domenika Gjergji por megjithë përpjekjet e tyre për të lehtësuar masat e sigurisë, nuk u arrit asnjë rezultat. Në shtëpinë, e cila ishte vënë në dispozicion të laboratorit u sekuestruan 182.5 kilogramë morfinë e ndarë në 175 pako dhe 22 litra të lëngshme për prodhimin e heroinës. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono