Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi

15:07 | 24/06/2019

Dorëhiqet nga posti Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi. Largimi i tij nga detyra mbetet i paqartë por burime konfirmojnë se në kërkesën e tij për dorëheqje, ka deklaruar si motivacion, arsyet personale.

Gëzim Selimi mban postin e drejtorit të Burgut të Reçit që nga janari i vitit 2018, ku u shpall fitues pas një konkursi të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë, ku Selimi arriti të marrë pikët maksimale.

Burgu i Reçit ka një kapacitet për 760 të dënuarish, ndërsa shërbimet ndaj tyre merren nga një personel prej 400 personash. /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono