“Jemi shoqëri pedofile. Komb që betohemi në kokën e fëmijës”, Lira Gjika kritika të ashpra prindërve

23:54 | 28/01/202023:540

Pediatrja e njohur Lira Gjika e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin e Mustafa Nanos “Provokacija” foli për sfidat që po kalon shoqëria dhe familja shqiptare.
Ajo tha se e e shoh familjen shqiptare më të gjallë. “Kur dy individë duan të ndërtojnë familje janë më të vetëdijshëm se sa kanë qenë më parë. Gruaja është më e emancipuar dhe më aktive. Ka edhe kontigjent që vazhdon traditën ku vendos familja për vajzën, por e përgjithshmja është se vajzat shqiptare në pjesën më të madhe të rasteve zgjedhin vetë”, tha ajo. Po kështu, Gjika kritikoi disa sjellje të çuditshme të prindërve, si për shembull për të puthur fëmijët në organet intime. Po kështu ajo tha se prindërit ende e konsiderojnë fëmijën si objekt. “Jemi komb që betohemi në kokën e fëmijës!”, u shpreh pediatrja.

Mustafa Nano: Kur një fëmijë ka një prind të vetëm, si rritet?

Lira Gjika: Nëse mjedisi është i përgjegjshëm them se rritet mirë, sepse ne jemi 60 për qind produkt i mjedisit ku jetojmë. Nëse jetojmë në mjedis të varfër dhe të ashpër ashtu do bëhemi, le ti kemi genet e mira.

Mustafa Nano: Në Londër dhe vendet perendimore ka fëmijë që rriten nga prindër të të njëjtit seks, ky mjedis familjar është i shëndetëshëm?

Gjika: Fëmija ka nevojë për siguri dhe dashuri, kështu fëmija do bëhet vetja. Nëse këta që e marrin e rrisin fëmijën me edukim të mirë, do të bëhet fëmijë i përgjegjshëm. Ne duhet të rrisim fëmijët që të mos kenë frikë, të kenë vetëbesim. Fëmijët rriten në jetimore dhe jo më nga dy individë të të njëjtit seks.

Nano: Një fëmijë që kalon fëmijëri të vështirë prodhon individë problematik?

Gjika: Po është e vertetë!

Mustafa Nano: Nëse marrim parasysh familjet tona patriarkale, mendon se jemi rritur keq?

Lira Gjika: Po jemi rritur me figurën e babait të rreptë. Jam kundra frikës së fëmijët nga prindi. S’ka gjë më të tmerrshme se sa fëmija të ketë frikë nga prindi. Rregulli është kushti kryesor në edukim. Jo rregull si në zbor por të bësh ritualin familjar që nga higjiena e deri tek leximi i librave. Në darkë leximin e përrallave duhet ta bëjë babai, që të mos jetë prezent vetëm nëna në jetën e fëmijëve. Figura e babait në familjet shqiptare ka qenë e largët (e distancuar). Në kohët e sotme, baballarët e rinj janë më aktivë dhe më të lidhur me fëmijët. Kjo është në Tiranë, ndërsa nuk di si është situata në rrethe.

Mustafa Nano: A jeni kundra këtyre rregullave që kanë jashtë vendit, ku shteti merr në mbrojtje fëmijët nga prindërit.

Lira Gjika: Jo nuk jam kundra. Ne jemi shoqëri pedofile. E puthura e fëmijëve në organe është molesti! Kështu që fëmijët duhet të kenë mundësi të ankohen për prindërit, siç funksionon në disa shtete.

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono