“Jelekët e verdhë” gati të pushtojnë Parisin

10:54 | 07/12/2018

Parisi do të jetë i blinduar të shtunën, kur dhe do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e jelekëve të verdhë. Kryeministri francez Eduard Filip deklaroi se janë marrë masa të jashtëzakonshme dhe nuk do të lejohen aktet vandale. Por qeveria franceze, i shqetësohet një grushti shteti.

Edhe kulla Eifel do të jetë e mbyllur për publikun për shkak të manifestimeve të jelekëve të verdhë në Paris. Lajmi është konfirmuar nga shoqëria që menaxhon monumentin symbol të kryeqytetit francez duke shpjeguar se manifestimet e paralajmëruara nuk lejojnë vizitat e turistëve, dhe as sigurinë e tyre.  Të mbyllur do të qëndrojnë dhe muzeu i Luvrit, teatrot, dyqanet dhe të gjithë lokalet në Champs-Élysées.

Do të jetë një e shtunë e paprecedentë në Paris në kuadër të ditës së katërt të manifestimeve që do të përfshijnë të gjithë Francën. Rreth 85 mijë agjentë policie do të jenë në detyrë në krahasim me 65 mijë të fundjavës së kaluar, nga të cilët 8 mijë vetëm në Paris. Në kryeqytet do të qëndrojnë me dhjetra mjete të blinduara si pjesë e masave të jashtëzakonshme për të shmangur episode e dhunës, u shpreh kryeministri francez Eduard Filip.

E ndërkohë që bankat dhe shumë dyqane do të mbrojnë vitrinat me barrierë metalike dhe druri, të shtunën janë anuluar dhe ndeshjet e futbollit.

Në protestë do të marrin pjesë dhe studentët të cilët janë kundër reformës të provimeve të pjekurisë dhe të sistemit përzgjedhës për në universitet. Rreth 200 institucione shkollore janë bllokuar në të gjithë vendin. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono