Jehonë e madhe në Itali për Sarrin

19:10 | 17/06/201919:100

Jehonë e madhe mediatike në Itali për Mauricio Sarrin si trajner të Juventusit. Pritet që kampionët të japin spektakël dhe të marrin yje të mëdhenj

Spektakli do të kthehet në Serinë A.

Entuziazmi është i madh për caktimin e Mauricio Sarrit si trajner të Juventusit, të paktën nga mediat kryesore sportive, që nuk kanë asnjë dyshim.

Mjeshtri napolitan, që shkëlqeu pikërisht me Napolin pasi bëri emër me Empolin, la pas një sezon të vështirë në Angli me Çelsin, ku gjithsesi tregoi se di të ofrojë futboll argëtues.

Jehona nuk mund të mungonte.

“La Gazeta delo Sport”: Juve, nis revolucioni sarrist! Përpara me të gjithë forcën! Sarri bardhezi, por tifozët shfryjnë, duhet t’i bindë!

“Il Korriere delo Sport”: Tani vjen e bukura! Tek bardhezinjtë vjen trajneri që bazon gjithçka tek spektakli! Dhe tani, Ikardi e Milinkoviç!

“Tutosport”: Epoka Sarri! Të mërkurën prezantimi i trajnerit që pëlqen lojën e bukur! Tani kërkohet Pol Pogba!

Sarri ka mundësi të bëjë gjëra të mëdha me një skuadër që fitoi titullin në Serinë A për herë të 8-të radhazi.

Bazuar tek një nga dy yjet kryesorë të botës, Kristiano Ronaldo, ai pritet ta bëjë Juventusin, një formacion që ofron lojë të bukur, dhe jo vetëm fitore.

Trajneri besohet se ka plane për të sjellë emra të mëdhenj.

Pol Pogba është njëri nga objektivat, pasi francezi shprehu dëshirën për t’u larguar nga Mançester Junajtidi, edhe pse do të ketë konkurrencë me Realin.

Po ashtu, pritet të ngulmojë për yje të Serisë A si sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi, dhe atë të Lacios, Sergej Milinkoviç Saviç.

Shpresa është e madhe që Juventusi të bindë kapitenin e Ajaksit, mbrojtësin 19-vjeçar të Holandës, Matijs De Ligt.

Tifozët juventinë kërkojnë që Sarri të japë garanci se di të luftojë për trofe, veçse ai këtë e bëri me Çelsin, duke marrë Ligën e Europës, ndërsa me Juven pritet të bëjë edhe më shumë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono