Izraeli spiunonte SHBA

14:30 | 13/09/201914:300

Një ish-agjent sekret amerikan është shprehur i bindur se Izraeli spiunonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zbulimit të disa aparaturave që përdoreshin për gjurmimin e celularëve. E ndërsa kryeministri në largim Netanyahu mohon akuzat, presidenti amerikan Trump u shpreh se nuk beson të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Izraeli është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Të martën e 17 Shtatorit izraelitët do të votojnë për të zgjedhur fillimisht mes kryeministrit në largim Benjamin Netanyahu, i cili kërkon mandatin e tij të pestë në krye të “Likud”; dhe partisë “Bardheblu” të Beni Gantz dhe Jair Lapid.

Netanyahu ka qenë në një gjendje të vështirë, fillimisht në një vizitë zyrtare në Rusi ku u takua me presidentin Vladimir Putin, duke bërë që popullariteti i tij të pësojë rënie duke e renditur në të njëjtin nivel me rivalët.

Facebook bllokoi profilin zyrtar të partisë së tij “Likud” duke nxjerrë jashtë loje për 24 orë sistemin e mesazheve të kandidatit për kryeministër duke e ndaluar të publikojë mesazhe elektorale.

Arsyeja ishte nxitja e urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale për shkak të një mesazhi të publikuar të enjten, ku qytetarëve u kërkohej të votonin për frontin konservator. Kjo duke i paralajmëruar se fitorja e së majtës do të ligjëronte krijimin e një qeverie arabe e cila do të shkatërronte burra, gra dhe fëmijë.

Netanyahu i cili ka premtuar aneksimin e Luginës se Jordanit të Palestinës në rast fitoreje, u shpreh se mesazhi ishte redaktuar gabimisht nga një anëtar i stafit të tij.  Sikur të mos mjaftonte kjo, Izraeli akuzohet se ka spiunuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi i publikuar nga “Politico” ka vënë në një situatë të vështirë Netanyahun, i cili përgënjeshtroi menjëherë akuzat. Izraeli është një nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Donald Trump.

Aq sa në vitin 2018, SHBA zhvendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Spiunimi i supozuar, me instalimin e aparaturave për gjurmimin e celularëve, ndodhi pikërisht në momentin që Donald Trump synonte të lehtësonte sanksionet ndaj Iranit.

Ky i fundit një armik i përhershëm i Izraelit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’i hapte rrugë një takimi të mundshëm historik me presidentin iranian Hassan Rohani në kuadër të asamblesë së përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në 27 Shtator.

Një ish-agjent sekret amerikan u shpreh i bindur se izraelitët kanë spiunuar ndërsa vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nuk besonte se një gjë e tillë kishte ndodhur./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono