Izraeli konfirmon vrasjen e një komandanti të xhihadit islamik në Rripin e Gazës

11:36 | 12/11/201911:360

Me anë të një deklarate zyrtare ushtarake, Izraeli konfirmoi vrasjen e kreut ushtarak të xhihadizmit islamik palestinez në Rripine  Gazës. Reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi me dhjetëra raketa janë hedhur në jug të Izraelit.

Izraeli konfirmon se ka vrarë Baha Abu Al – Ata, kreu ushtarak të xhihadit islamik palestinez. Një deklaratë zyrtare sqaron se shtëpia e tij është sulmuar në një operacion të përbashkët të forcave të armatosura dhe shërbimeve secrete. Gjithashtu vetë xhihadi islamik e ka pohuar këtë lajm, ndërsa në zonë është vendosur gjendja e alarmit.

Xhihadi islamik palestinez konfirmoi vdekjen e komandantit të tij ushtarak me anë të trakteve të shpërndara në Rripin e Gazës, duke premtuar hakmarrje. Lideri politik i kësaj lëvizjeje tha se Izraeli i ka shkelur të gjitha linjat e kuqe dhe se reagimi do të jetë shumë i ashpër.

Ndërkohë zëdhënësi ushtarak izraelit deklaroi se ky episod nuk do të thotë se Izraeli ka rifilluar politikën e ekzekutimeve në Rripin e Gazës, por personi i vrarë po projektonte atentate të reja dhe për këtë arsye duhej neutralizuar. Ndërkohë me dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, dhe pse numri i saktë nuk bëhet i ditur. Sirenat e alarmit kanë rënë në një zonë të gjerë në jug të Izraelit deri në Tel Aviv. Qindra mijëra persona janë urdhëruar të qëndrojnë në strehimet e sigurta apo në dhomat e mbrojtura Brenda apartamenteve të tyre. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono