Izrael, protesta të dhunshme pas shpalljes së Jeruzalemit kryeqytet


16:36 | 07/12/2017

Përshkallëzohen protestat e palestinezëve. Në Betlehem, Hebron dhe Ramallah, protestues të shumtë kanë mbetur të plagosur nga gazi lotsjellës dhe plumbat prej gome, që kanë përdorur ushtarët izraelitë kundër tyre. Autoritetet e Izraelit kanë dërguar përforcime në Cijordani.
Mbetet i lartë tensioni në territoret palestineze pas deklaratës së Trump, ku njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Arabë dhe muslimanë në Izrael, territoret palestineze dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, e cilësuan vendimin e presidentit amerikan si ndezës konfliktesh. Palestinezët në Cisjordani, Jeruzalemin Lindor dhe në rripin e Gazës, po bëhen pjesë e një greve të përgjithshme në shenjë proteste. Në shumë qytete palestineze zyra, dyqane dhe shkolla janë mbyllur.
Sipas një bilanci provizor, janë mbi 60, të plagosurit mes protestuesve, të cilët janë përplasur me ushtarët izraelitë.
Të plagosurit në Cisjordani janë qëlluar dhe me armë zjarri, sipas shërbimeve mjekësore palestineze. Ndërsa nga tre të plagosurit në Rripin e Gazës, njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono