Ivanka Trump: Nuk do zëvëndësoj unë Haley në OKB

21:40 | 10/10/2018

Ivanka Trump ka sqaruar se nuk do të jetë ajo zëvendësuesja e Nikki Haley si ambasadore të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, vajza e presidentit Trump u dha fund zërave se po përgatitej për emërim në krye të misionit amerikan në OKB.

Kur Nikki Haley njoftoi dorëheqjen nga detyra e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të martën, qytetarë të shumtë amerikanë filluan të publikonin spekulime në internet, që presidenti Donald Trump mund të nominojë vajzën e tij, Ivanka, për të mbushur këtë pozicion vakant. Por Ivanka shumë shpejt ka shuar zërat me anë të një mesazhi në Twitter.

“Është një nder të shërbesh në Shtëpinë e Bardhë bashkë me shumë kolegë të shkëlqyer dhe unë e di që presidenti do të nominojë një zëvendësues të mrekullueshëm për ambasadoren Haley. Unë nuk do të jem zëvendësuesja”, theksoi Ivanka.

Përpara këtij mesazhi, edhe analistët e CNN po diskutonin për mundësinë e emërimit të Ivankës si ambasadore në OKB, ndërsa po prisnin që Haley të njoftonte zyrtarisht dorëheqjen. Pavarësisht këtij vendimi, Haley do të qëndrojë në detyrë deri në fund të këtij viti. Spekulimet për zëvendësimin e saj nga vajza e presidentit u shtuan dhe më shumë kur Haley publikisht falenderoi Ivankën dhe bashkëshortin Jared për ndihmën që i kanë dhënë.

Kjo nuk ishte hera e parë që shfaqet idea e Ambasadores Ivanka. Nëntorin e kaluar, New York Times, publikoi një raport ku thuhej se po qarkullon një skenar në të cilin Haley do të promovohej si sekretare shtetit dhe Ivanka zëvendësuese e saj në OKB. Për këtë çështje u pyet dhe Trump, i cili nënvizoi se vajza e tij do të ishte perfekte për këtë punë, por ai do të akuzohej për nepotizëm nëse do ta nominonte./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono