“Iu deshën shumë ditë për ndërrimin e disa vidave…”: Si u futën 613 kilogramë kokainë tek konteineri i Çekajt

17:27 | 20/11/201917:270

Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg sot për Arbër Çekajn me akuza të rënda si “tafik i lëndëve narkotike”; “Grup i struktruar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Çekaj është i akuzuari kryesor për sjelljen e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri me një konteiner të mbushur me banane.

Çekaj ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe nëse gjendet fajtor ai do të dënohet me 14 vite burg.

Në dosjen e siguruar nga Abc News, prokuroria thekson se ka mjaft prova që vërtetojnë lidhjen e Çekajt me dërgesën e drogës duke theksuar se ai është organizatori i gjithë skemës në të cilën përfshihen një rrjet kompanish të transportit të konteinerëve nga Shqipëri, në Spanjë dhe Ekuador.

Në njërin prej këtyre rasteve, prokuroria zbulon lidhjen mes sasisë së drogës, kompanisë që ka bërë ngarkesën dhe Arbër Ccekajt. Sipas prokurorisë, kompania “Banacol”, nën direktivat e Arbër Çekajt ka kryer disa punime tek konteinerët ku u gjet sasia e drogës.

Dokumentet, të gjitha akuzat ndaj Arbër Çekajt që mund ta mbyllin 21 vite pas hekurave

Sipas materialet që gjendet në dosje, kompanisë i është dashur të bëjë punime për disa ditë vetëm për të ndërruar disa vida nga konteineri.

“Ky është momenti kur brenda këtij konteineri është vendosur sasia e kokainës, shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Po ashtu, prokuroria thekson në dosje se gjithçka është bërë nën dirigjimin e Çekajt. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono