Italia dhe Franca “shërojnë plagët”

21:10 | 02/05/2019

Italia dhe Franca nuk janë pajtuar pasi nuk kanë pasur nevojë të bëjnë një gjë të tillë. Gjatë një vizite në Paris, presidenti italian Serxho Matarela ka deklaruar se lidhjet mes dy vendeve janë të forta e të thella dhe nuk janë cënuar kurrë.

Presidenti i Italisë, Serxho Matarela ka udhëtuar në Paris, me ftesë të homologut francez Emanuel Makron, për të ripërtërirë marrëdhëniet mes dy vendeve pas muajsh të tërë tensionesh. Në fjalën e tij, gjatë një vizite në katedralen e Notrë Damë, Matarela ka theksuar se prania e tij dëshmon miqësinë mes Italisë dhe Francës. “A janë pajtuar Franca dhe Italia? Nuk kanë nevojë të pajtohen. Lidhjet mes nesh janë shumë të forta dhe aq të thella saqë nuk ka nevojë”, ka thënë Matarela duke iu përgjigjur gazetarëve. Në të njëjtën linjë, presidenti Makron ka nënvizuar se lidhja mes dy vendeve dhe qytetarëve është e pacënueshme. “Është një lidhje shumë më e fortë dhe më e thellë nga sa mendohet”, ka thënë Makron. Vizita e Matarelës në Paris ka përkuar me 500-vjetorin e vdekjes së artistit të madh Leonardo da Vinci. Dy krerët e shteteve kanë vizituar së bashku shtëpinë e gjeniut në lokalitetin Amboise. Muaj më parë mes Italisë dhe Francës u verifikua një përplasje, konkretisht mes zëvendës kryeministrave Salvini dhe Di Maio dhe presidentit Makron, lidhur me çështjen e emigrantëve. Presidenti francez kritikoi Italinë për mbylljen e porteve, ndërkohë që vetë Franca nuk lejonte avancimin e emigrantëve në qytezën kufitare Ventimilia, që lidh dy vendet./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono