Itali, vdes në spital shqiptari që u përplas nga makina

10:43 | 10/08/2018

Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë në spital 4 ditë pasi u përplas në rrugë nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 64-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më 6 Gusht në Ferrari, në zonën e Vigentino. Shqiptari u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë pas disa ditësh. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që përplasi 64-vjeçarin me biçikletë ishte larguar nga vendngjarja.

Ai është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet lokale analizuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe morën dëshminë e disa personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk është bërë me dije. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono