Itali, tërmet me magnitudë 4.4 ballë

10:12 | 14/07/2018

Itali- Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka rënë në jugperëndim të Kalabrisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 57 km dhe lëkundjet e tij u ndjenë nga popullsia.

Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile nuk ka dëmtime në njerëz apo materiale, por me dhjetëra qytetarë kanë telefonuar policinë, pasi siç dihet në këtë periudhë vendet bregdetare janë të mbushura me turistë.

Tërmeti u regjistrua në orën 4:50 të mëngjesit dhe u ndje qartë në krahinat e Catanzaro, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria./tvklan.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono