Itali, shpërthen vullkani në Stromboli, turistët vërshojnë në det

22:00 | 03/07/201922:000

Ishulli i vogël i Strombolit, në Itali, është tronditur të mërkurën nga shpërthimi i vullkanit, që ka mbuluar me hi tërë sipërfaqen e ishullit dhe ka detyruar turistët që të vërshojnë në det nga frika e llavës që ka filluar të zbresë.

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin italian të Strombolit, duke vrarë një person dhe mbuluar tërë ishullin me hi. Viktima, që thuhet të jetë një turist, u vra nga një gur që rrokullisej, bëri të ditur për agjencinë “Reuters” një zyrtar i skuadrave të shpëtimit. Ndërkohë, një person tjetër mbeti i plagosur.

Repartet zjarrfikëse janë vënë gjithashtu në lëvizje për të frenuar flakët e shkaktuara nga shpërthimi. “Ne e pamë shpërthimin nga hoteli. U dëgjua edhe një zhurmë e madhe”, tha Mikela Favorito, punonjëse e një hoteli të ishullit. Më pas, shtoi ajo, një re hiri filloi të vërshonte drejt nesh.

Ndërkohë, Fiona Karter, një turiste britanike në ishullin e Panareas, 17 milje larg Strombolit, dëgjoi shpërthimin. “Kthyem të gjithë kokën dhe pamë një re të madhe në formë kërpudhe që vinte nga Stromboli. Më pas një llavë e kuqe filloi të zbriste drejt fshatit të vogël malor Xhinostra”, tha turistja për “Reuters”. Pushuesit e ishullit ku ndodhi vullkani u alarmuan dhe u futën në det për arsye sigurie. Stromboli është një lokalitet mjaft popullor për pushime verore, ku nuk mungojnë edhe vilat e personazheve VIP. I njohur ndryshe si “Fari i Mesdheut”, vullkani i tij është një nga më aktivët në planet dhe ka qenë në gjendje konstante shpërthimi që prej vitit 1932. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono