Itali, Salvini dhe Di Maio nisin negociatat për ministrat

19:50 | 22/05/2018

Pas zgjedhjes së emrit të kryeministrit, Liga e Veriut dhe Lëvizja 5 Yjet në Itali po negociojnë emrat e ministrave. Ndërkohë, presidenti Matarella që duhet të mandatojë kryeministrin e ri gjendet përballë presionit të BE. Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për formimin e një qeverie pro-europiane.

Në pritje të përgjigjes së presidentit për emrin e kryeministrit, liderët politikë në Itali janë takuar në fshehtësi të martën për një raund të ri negociatash. Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, siç raportojnë mediat italiane, këtë herë kanë diskutuar për emrat e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, pikë kyçe në këtë aspekt është posti i ministrit të Ekonomisë, për mbajtjen e të cilit përflitet emri i Palo Savona. Në përfundim të takimit dy krerët politikë janë shprehur optimistë, duke i cilësuar bisedimet të qeta dhe konstruktive.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Francës, Nathalie Loiseau i ka bërë thirrje qeverisë së ardhshme të Italisë që të mos zgjedhë të veprojë si “ujk i vetmuar” në Bashkimin Europian.

“Fati ynë është i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe të ecësh i vetëm në Europë nuk është as e mundur, por as e dëshirueshme”, ka thënë Loiseau gjatë një raportimi në Parlamentin francez.

Një apel të ngjashëm ka bërë edhe ministri gjerman i Ekonomisë.

“Shpresojmë në një qeveri pro-europiane, sikurse ka qenë në 70 vitet e fundit”, ka thënë Peter Altmaier.

Zyrtari i lartë ka nënvizuar se po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Itali. Reagimet e ndërkombëtarëve vijnë në një kohë kur edhe figura e kandidatit për kryeministër, Giuseppe Conte, është vënë në dyshim. Por për Salvinin dhe Di Maion, skepticizmi i Perëndimit është vetëm një tymnajë për të mbuluar frikën e tij nga rruga e ndryshimit që ka zgjedhur Italia./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono