Itali, plagoset me plumb në kokë shqiptari


18:46 | 18/03/2018

Një shtetas shqiptar në Itali ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është qëlluar me pistoletë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në jug të vendit fqinj dhe mbi të po heton policia lokale.

Policia italiane ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi plagosjen e një shtetasi shqiptar, i identifikuar si Mustafa Hasi, 66 vjeç dhe pa precedentë penalë. Sipas raportimeve të mediave italiane, 66-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Foxhias për shkak se është qëlluar me pistoletë në kokë nga një person ende i paidentifikuar.

Gjendja e tij shëndetësore mësohet se është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kasolle në pronësi të një sipërmarrësi italian në qytezën Borgo Çervaro, pak kilometra nga Foxhia. Hasi u gjet i përgjakur pikërisht nga pronari i kasolles, që lajmëroi menjëherë policinë. Viktima, i qëlluar në kokë me një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik për t’i hequr plumbin. Agjentët kanë marrë dhe po marrin në pyetje persona të shumtë që jetojnë në lokalitetin Borgo Çervaro./acbnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono