Itali, Ministri i Ekonomise: Nuk duam luftë me Komisionin Europian

13:55 | 02/06/201913:550

Italia ka deklaruar se nuk e dëshiron një luftë me BE-në sa i takon detyrimeve të saj mbi defiçitin buxhetor. Ministri i Ekonomisë, Xhovani Tria ka garantuar Brukselin se, Roma do t’u përmbahet rregullave fiskale të BE-së.

 

Qeveria italiane nuk po kërkon një larje hesapesh me Komisionin Europian në lidhje me financat e përkeqësuara publike dhe është e bindur se mund t’i shmangë ndëshkimet disiplinore që mund të vendosë Brukseli. Deklarata është bërë nga ministri i Ekonomisë, Xhovani Tria.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Tria nënvizoi se defiçiti buxhetor i Italisë për vitin 2019 do të jetë nën parashikimin e qeverisë prej 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm, sikurse e kërkon edhe BE-ja.

Komisioni Europian i shkroi të mërkurën qeverisë italiane një letër ku i kërkonte sqarime përse borxhi publik u rrit vitin e kaluar në vend që të binte. Letra ngriti dyshime për një përplasje ligjore mes Brukselit dhe euro-skeptikëve në Romë. Por ministri Tria reagoi po me një letër, ku zotohej se do të respektonte rregullat fiskale të BE-së në buxhetin e ardhshëm të Italisë, pavarësisht angazhimeve të qeverisë që kundërshton masat kufizuese dhe që ka premtuar uljen e taksave.

Italia nuk dëshiron të përplaset me Komisionin Europian dhe shpresoj që të jetë e vërtetë edhe e kundërta, që Brukseli nuk ka ndërmend të përfshihet në një luftë me ne”, ka thënë Tria.

Ai ka shtuar se pozicioni i Romës zyrtare është i arsyeshëm dhe është shprehur i bindur se do të arrijë një marrëveshje me Komisionin Europian./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono