Islandë, ceremoni funebër pas zhdukjes se akullnajës Okjokull

17:45 | 17/08/2019

Si pasojë e ndryshimeve klimatike një akullnajë në Islandë është zhdukur. Shkencëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Islandës organizuan një ceremoni funebër për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik për këtë fenomen

Në Islandë është organizuar një ceremoni funebër pas zhdukjes së akullnajës së parë të vendit si pasojë e ndryshimeve klimatike si pasojë e aktiviteteve të njeriut. Ideja ishte e një grupi shkencëtarësh dhe ambientalistësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Islandës.

Pjesëmarrësit u ngjitën në një lartësi prej 1400 metrash që çojnë në majë të akullnajës dhe bënë homazhe duke vendosur një tabelë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik për rreziqet e ndryshimeve klimatike. Sipas shkencëtarëve parashikohet se në 200 vitet e ardhshme të gjitha akullnajat kryesore do të jenë zhdukur.

Akullnaja shtrihej për rreth 15 kilometra katrorë, ndërsa në vitin 2014 u reduktua për të paktën një kilometër katror, duke bërë që gjeologët ta konsiderojnë zyrtarisht si një akullnajë të vdekur.

Ekspertët shprehen se fakti që një akullnajë e vogël islandeze është zhdukur, nuk përbën ndonjë ndryshim të madh, por është një tregues I qartë për atë që po ndodh në të gjithë botën.

Diçka që do të ketë pasoja të mëdha në pjesën më të madhe të vendeve dhe personave. Në fakt gjeologët konfirmojnë se me dhjetëra akullnaja janë zhdukur në Islandë dekadat e fundit. Nëse parashikimet për rritjen e temperaturave me dy gradë për shekull do të ishin të sakta, pas 200 vitesh rreth 300 akullnaja ekzistuese në ishull do të zhduken./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono