ISIS feston shkatërrimin e katedrales Notre Dame
TOPSHOT - Flames and smoke are seen billowing from the roof at Notre-Dame Cathedral in Paris on April 15, 2019. - A fire broke out at the landmark Notre-Dame Cathedral in central Paris, potentially involving renovation works being carried out at the site, the fire service said. (Photo by Geoffroy VAN DER HASSELT / AFP) (Photo credit should read GEOFFROY VAN DER HASSELT/AFP/Getty Images)

10:05 | 17/04/201910:050

Përkrahësit e ISIS kanë festuar për shkatërrimin nga zjarri të katedrales 850 vjeçare, Notre Dame, vetëm disa ditë përpara Pashkëve. Ata e kanë quajtur zjarrin shkatërrues, si “Hakmarrje dhe ndëshkim”, raportojnë ekspertët e inteligjencës së anti-terrorit sipas të  përditshmes Daily Mail.

Sipas Ekspertëve të Studimit të Analizës së Terrorizmit, një poster i katedrales së përfshirë nga flakët u shfaq në internet shoqëruar me fjalët “Ditën e mirë“.

Ky poster, sipas ekspertëve, është  krijuar nga grupi i Al-Muntasir i lidhur me ISIS.

Në poster thuhet:

Ndërtimi i saj filloi në vitin 1163 dhe përfundoi në 1345. Është koha për t’i thënë lamtumirë, oratorisë tuaj politeiste”.

Zyra e prokurorit të Parisit ka përjashtuar për momentin, pistën e hetimit të zjarrvënies së qëllimshme apo trajtimin e çështjes si akt terrorist dhe thotë se, po e trajtojnë shkakun e zjarrit në Notre Dame, si një aksident.

Kjo nuk është hera e parë që organizata mediatike Al-Munatsir ka festuar për sulmet terroriste që kanë tronditur Francën përgjatë ketyre viteve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono