Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është 34 vjeçari me 3 emra?

14:17 | 18/12/201914:170

Interpol Tirana ka njoftuar ditën e sotme për ekstradimin e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen nga Gjykata e Tiranës.

Bëhet fjalë për Arlind Hysenin alias Shpend Mazari 34 vjeç. Por Hyseni mësohet se mbante edhe një identitet të tretë, ai njihet edhe me emrin Luie Belushi.

Por në 2013 Hyseni është dënuar me 9 vjet heqje lirie, në New Jersey për grabitje me armë të dy bankave në shtetin amerikan.

Ndërsa tashmë do të duhet të vuajë dënimin prej 25 vjetësh të dhënë nga Gjykata Penale e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

“Një tjetër operacion i përbashkët rikthimi ndërmjet Interpol Tirana, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) në Ambasadën e SHBA-së Tiranë është realizuar me sukses, për kapjen dhe deportimin/ekstradimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar në Shqipëri për veprën penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen”, i cili pasi kishte kryer krimin ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara.

Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t’u përballur me sistemin e drejtësisë.

Si rezultat i një operacioni të gjatë ndërmjet Interpol Tirana dhe DSS-OCI u realizua me sukses deportimi nga SHBA-ja i shqiptarit të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri:

• Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.07.2004, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, shtetasi Arlind Hyseni, në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin, Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të rikthimit të këtij shtetasi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë”.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono