Fqinj me familjen Reçi, gazetari nga Durrësi tregon si u shuan në 30 sekonda

16:30 | 06/12/201916:300

Shembja e pallatit 6 katësh ku u humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj në Durrës ka bërë të pabanueshëm edhe pallatin në krah të tij. “Abc News” ishte në lagjen 18 në Durrës ku mori edhe rrëfimet e banorëve për rrëzimin e pallatit dhe vështirësinë që ekipet e kërkim-shpëtimit kishin për nxjerrjen e trupave të viktimave.

Në rrënojat e pallatit 6-katësh sot familjarë dhe njerëz të afërt të dy familjeve kanë vendosur lule dhe qirinj në kujtim të viktimave.

Në pallatin që u shemb nga termeti, banonte që prej vitit 1996 edhe familja Reçi. Ata u shuan të gjithë nën rrënoja…Kryefamiljari  Eduard Reçi, 54 vjeç, gruaja Dolora Reçi, 49 vjeç, djali Klaus Reçi, 21 vjeç dhe 24 vjeçarja Kristi Reçi, mikesha e djalit të Kryeministrit. E gjitha çfarë ka ngelur sot është fusha me mbetje intertesh dhe kujtime të rrëmujshme…

Gazetari Gjergji Thanasi jetonte vetëm pak metra larg pallatit 6 katësh në të cilin humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj.

Duke folur për Abc News, Gjergji kujton se policia mbërriti pas 20 minutash dhe nuk kishin mjete për operacionin e shpëtimit.

“Policia erdhi pas 20 minutash, nuk kishin cfarë të bënin, vetëm duke punuar me duar që u gjakosën. Nuk kishin as dritë, punonin me dritën ecelularit…Më shumë nuk mund të kërkoje nga policët. Zjarrfikësja erdhi, por pa ujë”.

Rënia e pallatit 6 katësh ka goditur dhe thyer 3 prej kolonave mbajtëse në krah të saj. Për këtë arsye prej disa ditësh ekspertë shqiptarë dhe të huaj janë duke konstatuar dëmtimet për të vendosur nëse do të jetë i mundur riparimi i kolonave apo jo.

“Është çmenduri të jetosh aty, ai pallat është i pabanueshëm por i riparueshëm”.

Frika për atë që ndodhi atë mëngjes nëntori ndihet tek të gjithë banorët. Disa të tjerë kanë nisur të riparojnë dëmet ndërsa godina 6 katëshe u shua ato 30 sekonda të forta tërmeti./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono