“Ishe një mbeturinë”, mbrojtësi francez tregon prapaskenat me Mourinhon

09:22 | 14/02/202009:220

Mbrojtësi francez, Kurt Zouma, ka zbuluar një prapaskenë interesante me Mourinhon, gjatë kohës kur dyshja ishin te Chelsea. Duke folur për RMC Sport mbi José Mourinho, Zouma mbrojti teknikun portugez nga kritikat se ai nuk u jep lojtarëve të rinj një shans: “Ai është dikush që e do fitoren. Ai përdor të gjitha mjetet e mundshme për ta arritur atë. Kam ardhur këtu 19 vjeç dhe ai më ka aktivizuar.

Unë kam qenë në gjendje të kem shanset e mia, kam luajtur ndeshjet e mia. Unë nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë, të gjithë kemi mendime të ndryshme, por nga ana ime, nuk jam dakord me idenë që Mourinho nuk u jep shans lojtarëve të rinj.

Nuk e mbaj mend se në cilën ndeshje po luanim, po humbnim 3-1, në transfertë. Të nesërmen, Mourinho më thërret, më çon në zyrën e tij dhe më pyet nëse jam mirë. Unë i thashë po, ai më pyeti nëse isha i sigurt. Unë i thashë po përsëri, ai u përgjigj: “Sepse ishe totalisht mbeturinë këtë fundjavë.”

Ashtu, drejtpërdrejt. Më tronditi, por më bëri që të dëshiroja të përgjigjesha menjëherë (në fushë). Mbaj mend që më lëndoi, se më preku. Por vërtet doja t’i tregoja se mund të reagoja në ndeshjen e radhës”, rrëfeu Zouma./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono