Ish-zv/ministri Muka: Studentët po shprehin revoltën e 30 viteve

12:44 | 07/12/2018

Në mbështetje të protestës së studentëve dhe kërkesave ndaj tyre është bashkuar edhe ish/zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka.  Në një prononcim për ABC News Muka tha se këta studentë po shprehin revoltën e 30 viteve. Sipas tij qeveria duhe ttë dridhet nga zëri i tyre pasi nuk ka pedagogë që japin dije, po kriminelë që s’kanë diploma gjimnazi.

“Është emocionues për të kërkuar transparencë  për herë të parë po kërkojnë atë që se kanë kërkuar në 30 vite . Të gjithë këta kanë potenciale të jashtëzakonshme, t’i shërbejnë zhvillimit të shoqërisë . Unë i kam thënë troç. Jam në mbështetje të studentëve dhe këshillave studentorë.

Këta po shprehin revoltën e 30 viteve, ne duhet t’i mbështesim. Nga zëri i studentëve duhet të dridhemi. Të mos kesh pedagogë që të japin dije që s’kanë diploma gjimnazi e kuptoni në ç’gjendje jemi”./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono