Ish-ylli i Francës: Wenger nuk bën për Bayernin, duhet frymë e re!

12:44 | 06/11/201912:440

Bayern Munchen ende po kërkon trajnerin e ri pas shkarkimit të Niko Kovac pas humbjes 5-1 nga Eintracht Frankfurt. Pas refuzimit nga ana e Allegrit, emri më i përfolur në orët e fundit është i francezit, Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Arsenal-it shikohet si njeriu i duhur nga drejtuesit për ti rikthyer bavarezët në rrugën e duhur. Nuk është i këtij mendimi ish-mbrojtësi i Francës, Marcel Desailly. I ftuar në studion e ‘Bein Sports’, francezi deklaron: “Bayerni është si një instuticion. Gjermanëve i duhet një frymë e re. Nuk mendoj se do të jetë Wenger. Ai është shumë i zoti, mund ta ndërtojë klubin nga e para me filozofinë e tij, por moshën e ka kundër.”

Kur u pyet nga holandezi, Ruud Gullit, nëse Wenger mund të shkojë si drejtor sportiv në Mynih ish-mbrojtësi i Chelsea-t dhe Milan-it, shprehet: “Jo. Ai tashmë është 70 vjeç, nuk është më si dikur. Është i relaksuar, por nuk mund ta përballojë presionin e një klubi gjigant si Bayerni.”- mbyll francezi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono