Ish-shefi i Interpolit Meng Hongwei dënohet me 13 vite burg

18:23 | 21/01/202018:230

Ish-shefin e Interpolit, Meng Hongwei  është dënuar nga një gjykatë kineze me 13 vjet e gjysmë burg. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se përveç dënimit me burg ish shefi i interpolit është gjobitur edhe me 290.000 dollarë, për marrje ryshfeti dhe abuzim me pozitat zyrtare.

Ndërkohë i pandehuri Meng mnësohet se ka thënë para gjykatës qytetin verior të Tianjin, se ai nuk do të bënte apel ndaj vendimit.

Interpol, organizata ndërkombëtare e policisë me qendër në Francë, tha në fund të vitit 2018 se Meng kishte dhënë dorëheqjen si president i saj, disa ditë pasi gruaja e tij njoftoi se ai ishte zhdukur, pas një udhëtimi në Kinë, vendin e tij të origjinës.

Nga ana tjetër gjykata ka theksuar se ish shefi i interpolit ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë përmes ryshfetit dhe abuzoi me pozitat e tij të mëparshme midis viteve 2005 dhe 2017.

Në mars, Partia Komuniste në pushtet bëri të ditur se hetimi i saj kishte zbuluar se Meng, një ish-zëvëndësministër kinez i sigurisë publike – shpenzoi shuma “të mëdha” të fondeve të shtetit, abuzoi me pushtetin e tij dhe nuk pranoi të ndiqte vendimet e partisë.

Gruas së tij iu sigurua azili politik në Francë, vitin e kaluar, pasi deklaroi se kishte frikë, se ajo dhe dy fëmijët e saj, do të rrëmbeheshin./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono