Ish-prokurorja Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

18:36 | 19/11/201918:360

Gjykata e Apelit në Shkup liroi nga paraburgimi, ish prokuroren speciale, Katica Janeva e cila është akuzuar për rastin Zhvatja. Gjykata e mori vendimin pas një garancie materiale të dhënë nga Janeva, se nuk do të ikë nga proceset gjyqësore, por edhe për shkak të rekomandimit nga mjekët për gjendjen shëndetësore.

Për rastin “Reket” akuzohen edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13″ dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kanë marrë paratë nga biznesmeni, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohet kundër tij.

Veç tyre, me vonë hetimet kanë nisur edhe kundër nënkryetares së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Frosina Remenski, po ashtu e dyshuar si e përfshirë në këtë skandal, që ka vënë në pikëpyetje reformat në gjyqësor. Katica Janeva drejtonte Prokurorinë Speciale e themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, apo shpërdorimet e shumta që janë kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë.

Bëhet fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar kjo prokurori. Pas skadimit të mandatit të funksionimit, më 15 shator kjo prokurori është shuar, ndërsa lëndët kanë kaluar në organin e rregullt të akuzës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono