Ish-ministri britanik jep arsyet pse Merkel e Macron mbyllin dyert e BE

17:54 | 02/05/2019

Ish ministri i Britanisë për Evropën, Denis Mekshejn, në një shkrim të publikuar në gazetën “Globalist” pyet: Përse Merkel dhe Makron i mbyllin dyert e Bashkimit Evropian për evropianët midis detit Egje dhe atij Adriatik? Pengimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor të stabilizohen, si vende të varfëra, por normale evropiane, është qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Kremlinit, thekson Mekshejn.

Ballkani Perëndimor ka probleme me korrupsionin dhe krimin, por këto vende nuk janë më të këqijia se vendet tjera të Ballkanit të cilat tanimë janë anëtare të BE-së, as se Italia ose Spanja. Të pritet këto vende të bëhen Suedia ose Zvicra është politikisht joserioze, shkruan ish-ministri britanik për Evropën, Denis Mekshejn, i njohur si mik i mirë i Maqedonisë gjatë kohës së qeverisjes së kryeministrit Toni Bler në Londër. Ai për gazetën “Globalist” shton se Emanuel Makron dhe Angela Merkel nuk duhet të lejojnë që politika e tyre të jetë e diktuar nga islamofobët si Marin Lë Pen ose partia AefDe në Gjermani.

Në Berlin këtyre ditëve liderët e dy vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian, Franca dhe Gjermania, deklaruan se ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE do të refuzohen në 5 deri 10 vitet e ardhshme , gjë që sipas Mekshejn është “ politikë shkurtpamëse dhe e marrë”.

“Me mohimin e të ardhmes evropiane për gjashtë vendet e  vogla evropiane të lokalizuara midis detit Egje dhe atij Adriatik, Makron dhe Merkel në fakt e vënë veten në duart e Vlladimir Putinit. Maqedonia, ose tani Maqedonia e Veriut bëri përpjekje heroike t’a zgjidhë problemin me Greqinë. Shqipëria gjithashtu, në mënyrë stabile ec përpara e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama”.

Njëzet vite pasi demokratët evropianë vepruan që t’a ndalojnë gjakderdhjen dhe spastrimin etnik në Kosovë, edhe Prishtina është e dënuar, dhe arsyeja kryesore për këtë është fakti se Serbia nuk mund t’a pranojë se Kosova tani është shtet i pavarur, njësoj si Irlanda në vitin 1920.

Qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Moskës është ta pengojë Ballkanin Perëndimor të stabilizohet, vendet të bëhen shtete normale evropiane, kurse Rusia gjithmonë ndërhynte që t’a ndalojë marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Presidenti Makron para dy vitesh shfaqte  vizionin se “ BE duhet të jetë i hapur për Ballkanin”, por tani e ndryshoi politikën për 180 shkallë, shkruan Mekshejn në analizën voluminoze  për politikën evropiane ndaj këtij rajoni dhe për konferencën e përbashkët të liderëve të Gjermanisë dhe Francës këtë javë në Berlin. /ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono