Ish kryenegociatorja e Kosovës, Tahiri kritikon Mogerinin

12:20 | 10/07/201912:200

Veprimet e ish-diplomates së lartë të Bashkimit Europian Federika Mogerini mund të shkaktonin luftë në Ballkan. Është kjo deklarata e ish kryenegociatores së Kosovës Edita Tahiri, e cila akuzon Mogerinin se ka shkelur parimet europiane në Ballkan.

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, u shpreh se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deri para një viti ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, ndërsa së fundmi i ka shkelur ato, duke hyrë në aventura, të cilat do të kishin shkaktuar luftë në Ballkan

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë Edita Tahiri është takuar disa herë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në një ntervistë për të përditshmen Zëri në Kosovë Tahiri theksoi ndër të tjera se nga përvoja që ka pasur me Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan sipas të cilave gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. /ABC news Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono