Borko Stefanoviç: Për Kosovën këtë vit do të arrihet një marrëveshje përfundimtare


18:31 | 11/01/2018

Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç, shprehet optimist se këtë vit do të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Problemi i vetëm sipas tij është anëtarësimi me të drejta të plota i Kosovës në OKB.

Borko Stefanoviç tani është në opozitë me lëvizjen e tij majtiste. Ish-kryenegociatori serb për Kosovën beson se këtë vit do të arrihet një marrëveshje obligative mes Serbisë dhe Kosovës. Problemet e shumta zgjidhen me një marrëveshje përfundimtare, por për Serbinë problem kryesor e sheh kërkesën e Kosovës për një ulëse në OKB.

Borko Stefanoviç, ish-kryenegociator për Kosovën: “Kjo është fusha ku thyhen heshtat. Në këtë pikë do të ketë më së shumti problem, pasi kjo për Serbinë dhe opinionin këtu është e papranueshme. Serbia në këtë rast do të duhej ta lejonte që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së dhe vetë Vuçiç do të duhej t’ia sqaronte edhe Putinit në Moskë edhe Xi Jinping në Pekin, por edhe Qipros dhe Spanjës që kjo është në rregull për Beogradin, që është kulmi i nënçmimit”.

Në Serbi tensionet rreth Kosovës u ngritën pas sulmeve në adresë të presidentit serb nga kisha. Edhe pushteti i shkuar edhe ai tani thonë se Kosovës, pavarësinë nuk do t’ia njohin. Por, Stefanoviç thotë se problemet e shumta në raundet e dështuara tani nuk ekzistojnë. Por mitet dhe simbolet në Ballkan janë të rëndësishme. Askush në Serbi, thotë Stefanoviç, nuk do ta mbijetonte politikisht njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Borko Stefanoviç, ish-kryenegociator për Kosovën: “Duke mos dashur të heqim dorë në vështrimin tonë për statusin, në atë kohë, ne kemi nisur një dialog për çështje jetësore. Kanë qenë më shumë të dështuara se sa të suksesshme, por ne kemi arritur të bisedojmë normal, pasi deri në atë kohë, qëndrimi ka qenë se Kosova nuk ekziston, njerëzit atje nuk ekzistojnë, politikanët nuk ekzistojnë dhe shumica janë terroristë. Ne kemi arritur të hapim një faqe normale. Serbia megjithatë kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Sukses në karrierë e konsideron megjithatë lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe serbëve./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono