Ish –boksieri paguan një racion biftek … 920 Euro

19:48 | 26/08/201919:480

Ish-boksieri Richard John Hutton është duke pushuar në Mykonos se bashku me partneren e tij dhe gjëja e fundit që priste ishte të paguante 920 Euro për një biftek.

Ai ishte duke konsumuar një vakt në restorant dhe kur erdhi llogaria nuk mund ta besonte çmimin e biftekut, plot 920 Euro!

Hutton vendosi ta postonte faturën në rrjetin social Instagram, dhe sikundër pritej, shkaktoi një mori kritikash dhe komente për çmimin.

Ajo që bie në sy tek fatura, janë çmimet e tjera të cilat janë normale, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për Mykonos .

Fatura që ai pagoi në total arriti në gati 2,000 Euro./tvklan.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono