Ish-avokati i Trump nxjerr “të palarat”

21:44 | 27/02/2019

Ish-avokati i Donald Trump, gjatë një dëshmie në Kongresin amerikan ka nxjerrë të gjitha të palarat për ish-shefin e tij. Majkëll Kohen ka treguar të vërtetën e ndikimit të Uikiliks në zgjedhjet e 2016-ës dhe interesat e Trump në Moskë, duke premtuar se do të publikojë dokumente.

Ish-avokati personal i Donald Trump, Majkëll Kohen ka dëshmuar të mërkurën në Kongres, ku e ka etiketuar ish-punëdhënësin e tij një njeri “racist” dhe “mashtrues”. Në dëshminë e tij, Kohen ka deklaruar se Trump e ka ditur shumë kohë më parë publikimin nga Ëikileaks të email-eve që mund të dëmtonin figrën e rivales së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kohen, i konsideruar dikur si zgjidhësi i problemeve të Trump, ka thënë gjithashtu se ish-shefi i tij kishte udhëhequr negociatat për një pronë të patundshme në Moskë gjatë kohës kur gara për Shtëpinë e Bardhë kishte nisur, edhe pse publikisht Trump ka deklaruar se nuk ka interesa financiare në Rusi. Në dëshminë përpara Dhomës së Përfaqësuesve, Kohen ka thënë gjithashtu se do të dorëzojë dokumente në mbështetje të deklaratave të tij.

Ndihem i turpëruar për dobësinë time, për gjërat që bëra për zotin Trump në përpjekje për ta mbrojtur dhe promovuar atë. Ndihem i turpëruar sepse e di se çfarë njeriu është zoti Trump, një racist, një batakçi dhe një mashtrues”, ka thënë Kohen.

Ish-përfaqësuesi ligjor i presidentit të Shteteve të Bashkuara ka përsëritur edhe se si Trump e urdhëroi të paguante 130 mijë dollarë aktoren e filmave për të rritur Stormi Daniels, duke shkelur ligjet financiare të fushatës elektorale, si dhe që të gënjente zonjën e parë Melania Trump për aferën në fjalë. Edhe pse shumë nga shkeljet e Trump janë publikuar si gjatë fushatës ashtu edhe që nga marrja e detyrës, rrëfimi televiziv i një prej ish-besnikëve të tij ka gjasa të influencojë më shumë në audiencën amerikane.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono